Categories Lajme

“Arinj kemi sa të duash, por jo për shitje!” Kryeministri Rama reagon pas artikullit te medias britanike!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për artikullin më të fundit të medias britanike, Independent në lidhje me tregtinë e kafshëve të egra në Shqipëri.

Dje media britanike shkruante se në një lokal në Drilon shitet mish ariu në sezon, dhe lajmi bëri bujë gjithandej, pasi artikulli ishte bazuar në një analizë të Shoqatës së Mbrojtjes së Kafshëve, 4 Putrat.

Por Rama e ka quajtur një mashtrim artikullin e Independent dhe e ka cilësuar kazan edhe median britanike. Kreu i qeverisë tha se në Shqipëri ka arinj sa të duash, por jo për shitje.

“Kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar, nuk ka vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi. Ka edhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë….Ka sa të duash. Kishte dhe një kazan dje në Angli, dhe thoshte se në Shqipëri shitet mish ariu. Arinj ka sa të duash në Shqipëri, por nuk i kemi për shitje,”– tha Rama duke hedhur poshtë versionin e mediave ndërkombëtare.

Dje, pronari i restorantit në Drilon, Pandi Çekiçi e mohoi lajmin e mediave britanike, duke deklaruar se në restorantin e tij nuk ofron mish ariu (lexo këtu)

“Jam njohur me lajmin. Nuk është e vërtetë, kur të doni, si të doni, paraqituni në lokal, kontrollojeni lokaloin dhe shikojeni. Ajo nuk është menuja ime, mish ariu jo, nuk flitet, nuk bën vaki. Kafshë të egra jo, nuk kam fare, ka 10 vjet, që ka qenë e imja, vetëm rosë e egër, lepuri i egër, kanë qenë para 10 viteve, është bllokuar, nuk kam shitur asnjë gram që kur doli kjo e bllokimit të kafshëve të egra. Mish ariu jo, nuk bën vaki, absolutisht, e jap me përgjegjësi të madhe këtë“- u shpreh ai.

Media vijonte më tej dhe shkruante se blerësit e këtyre kafshëve të egra, janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që duan kafshë shtëpiake.

Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë veçanërisht të njohura dhe shpesh gjenden të balcamosura si trofe në vendet publike, thuhej në artikull.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME