Categories Lajme

Arjan Curri nuk kursen komplimentet ndaj Grida Dumës: Je shumë…

Gjithmonë jemi mësuar të shikojmë politologun Arjan Curri pranë moderatorit Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, për të komentuar aktualitetin politik dhe jo vetëm. Por sonte Curri nuk ka qenë në studion e “Zonë e Lirë”, por në një studio paralele, kjo për shkak të rregullave të pandemisë që ndalon praninë e më shumë se 2 të ftuarve në studiot televizive.

Prezente në studio me Arian Çanin është politikania Grida Duma. Arjan Curri nuk hezitoi t’i bënte komplimente Gridës, duke iu drejtuar se një zonjë nuk mund të lihet e vetme në një studio paralele. Dhe për këtë arsye, Curri thotë se “u vetësakrifikua”. Arian Çani: Jam në studio me Grida Dumën. Me siguri një publik që sheh tani thotë me vete ‘mos, Grida i ka zënë vendin Currit’.

Grida Duma: Vendi i Currit nuk zëvendësohet. Shpresoj që ti ta mbash me vite e me vite, por urojmë për më të mirën e Currit nëse është këtu te ty.Arian Çani: Është gjithmonë këtu Curri, është në një studio tjetër. Mesa duket karantina dhe izolimi na detyron që të mos jemi më shumë se 2 veta në studio Grida.

Grida Duma: Absurd i madh Çani. Arian Çani: Absurd është, por s’ke ç’i bën se përndryshe po ta shkelim rregullin na vijnë gjobat nga AMA, ose paralajmërimet. Curri mirëmbrëma!

Arjan Curri: Përshëndetje, përshëndetje znj.Duma. Arian Çani: Curri është ulur… Në fakt ishte ide e Currit se tha nuk e kam provuar të jem nga një studio tjetër, tha ta provoj njëherë se gjithmonë kam parë të ftuarit po asnjëherë nuk kam qenë vetë.

Arjan Curri: Po, ta provoj dhe unë nga larg. Zonja Duma ishte aq e bukur sa nuk mund ta linim në një studio të vogël, kështu që me shumë dëshirë i lamë hapësirën që ta kishte ti aty afër sot.

Grida Duma: Të falënderoj Arjan! Arjan Curri: Ishte kënaqësi./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME