Categories Showbiz

Arjola Demiri i vë vetes syimin e madh: Dua të fitoj çmimin Oscar

Ish banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, është përfolur shumë gjatë rrugëtimit të saj aty. Arjola është përfolur shumë, edhe në momentin që ajo kishte shprehur dëshirën që ajo do donte të i realizohet, e që kishte të bënte me prezantimin e “Portokallisë”.

Ditën e sotme Arjola ishte e ftuar në “N’majë t’gjuhës” me Xheraldina Vulën, ku foli për të gjitha ndjesitë që kishte përjetuar në këtë format, e jo vetëm.

Arjola zbuloi se kjo ishte hera e tretë që në emër të fëmijëve, vendosi të merrte të tillë iniciativë për të mirën e përbashkët.

“I kam sakrifikuar fëmijët në emër të tyre për tu ringritur dhe për të funksionuar si person”, tha aktorja shqiptare. Arjola gjithashtu preku pak edhe fillimet e karrierës së saj dhe ku edhe rrëfeu se të qenurit nënë me kohë të plotë, ia ka bërë rrugën drejt karrerierës shumë të vështirë.

“Të jesh një nënë me kohë të plotë, pa jetë sociale, pa jetë shoqërore, e ke shumë të vështirë të fillosh karrierën, e sidomos në moshën që unë kam pasur në atë kohë, 31 vjeç.”, ka shtuar ajo.

Përtej kësaj, aktorja shqiptare tregoi rreth planeve të së ardhmes sa i përket karrierës, ku edhe zbuloi se ka pritshmëri shumë të mëdha, siç është fitimi i një çmimi Oscar.

“Ermal Mamaqi më ka bërë një ftesë për te seriali H.O.T. Kam dhe një serial në Kosovë “Ç’ka je bre tu folën”. Do doja që këtë vit të bëj dhe një shfaqe teatrale. Vazhdojnë qeshin me mua por unë nuk i heq shpresat nga çmimi “Oscar”. Unë shpresoj akoma dhe kam përshtypje se çfarë thërras bëhet.”, tha Arjola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME