Categories Lajme

Arkond Canaj nga Vlora, kompleton palestrën e shkollës në Durrës për të prekurit nga tërmeti

/ATSH/ Palestra e shkollës “Marie Kaçulini” në Durrës është kompletuar me dyshekë dhe bazë ushqimore, gati për të strehuar qytetarët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin tonë. Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, falenderon Arkond Canaj nga Vlora, për ndihmën dhe solidaritetin që ka dhënë, duke shtuar edhe një ambient tjetër për strehimin e të prekurve nga tërmeti.

“Falenderoj Arkond Canaj nga Vlora, i cili ju përgjigj thirrjes për ndihmë duke kompletuar një palestër të shkollës ‘Marie Kaçulini’ në Durrës me dyshekë dhe ushqime. Një gjest që ju ktheu buzëqeshjen këtyre fëmijëve të vegjël e që shërben edhe si thirrje për të gjithë për të qenë sa më solidarë në këto momente të vështira”, – shprehet Gjiknuri duke inkurajuar qytetarët me këtë shembull solidariteti, në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME