Categories Lajme

Armëmbajtje pa leje/ Shtyhet seanca në gjykatë për Fatjon Murataj dhe Kristian Gjinin, ja arsyeja

Seanca e zhvilluar këtë të mërkurë në Gjykatën e Tiranës për Fatjon Muratajn dhe Kristian Gjinin, të cilët janë akuzuar për armëmbajtje pa leje, është shtyrë.

Sot priteshin konkluzionet e prokurorisë, por mungonte avokatja e Kristian Gjinit. Ndërkaq, avokati i Fatjon Muratit ishtë i pranishëm.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 29 mars. Mësohet se disa javë më parë, Fatjon Murataj kishte kërkuar nga prokurori leje një mujore të dilte në orën 8:00 nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20:00 për arsye shëndetësore, pasi do të kryente disa ekzaminime, kërkesë që i është refuzuar.

Fatjon Murataj është pronari i lokalit në “Don Bosko”, në të cilën disa ditë më parë, u vra një banakiere dhe u plagosën gjashtë të tjerë, pas të shtënave me armë.

Për Muratajn, ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, por pak para ngjarjes së rëndë, ai është larguar nga banesa. Ka dyshime se ai është larguar drejt Kosovës, e më pas drejt Turqisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME