Categories Lajme

Arr.estohen 4 persona në Durrës, mes tyre edhe kosovarë

Policia e Durrësit ka vënë në pr.anga 4 persona, akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mes të arre.stuarve është edhe dy shtetas kosovar. Policia njofton se kosovari me iniciale M.K., 39 vjeç është kapur në portin e Durrësit për të kaluar kufirin për në Itali, me kartë identiteti Sllovake dhe leje drejtimi Sllovake, të dyshuara të falsifikuara. Ai akuzohet për veprat penale” Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”dhe”  Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve”.

Gjithashtu në pranga ka rënë shtetasi S.Xh., 29 vjeç, banues në Durrës ka goditur me thikë një 26-vjeçarin me iniciale M.K, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu një tjetër kosovar ka rënë në pranga pasi dyshohet se i ka vjedhur celularët dy shtetasve në lagjen Nr.13, Plazh.

I arrestuari është shtetasi A.B., 19 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale”Vjedhja”. “Specialistët për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.Sh., 35 vjeç,  banues në Shijak, për veprën penale “D.hunë në familje”,  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. Sh.” Informon policia.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME