Categories Lajme

Arratiset kryetrafikanti. Operacioni “Rruga e gabuar” u dekonspirua

Gjatë operacionit “Rruga e gabuar” u prangosën me bujë 32 persona, kryesisht taksistë dhe shoqërues klandestinësh, por jo i dyshuari kryesor i grupit, Dritan Gramozi.

Megjithëse ditën e aksionit 44-vjeçari ishte nën vëzhgimin e agjentëve civilë teksa ishte duke pirë kafe, në mënyrë të çuditshme dhe ende të pashpjegueshme ai i shpëtoi policisë. I vetmi që u prangos në lokalin ku po konsumonte kafe Dritan Gramozi, është shtetasi Rezart Hoxha, një i bashkëdyshuar me të.

Nuk ka ende një shpjegim zyrtar se si u largua nga vendi ku ishte rrethuar Dritan Gramozi, ndërkohë që nuk përjashtohen mundësia që ky aksion të jetë dekonspiruar .

Siç thuhet në dosjen që Top Channel disponon, Dritan Gramozi është njeriu që prodhonte dhe siguronte dokumenta të falsifikuara, jo vetëm karta identiteti, por edhe pasaporta greke, italiane, bullgare dhe çeke. Më tej, prokuroria tregon se Gramozi, pasi gjente përmes bashkëpunëtorëve të tij personat që do të udhëtonin në mënyrë të paligjshme ju mundësonte atyre edhe kalimin e paligjshëm përmes pikave të Qafë-Botës dhe Kakavijës.

Mënyra më speciale e ndërhyrjes në dokumenta është ajo e fshirjes së vulave për çdo person i cili ishte deportuar nga vendet e Bashkimit Europian.

Ky shtetas, sipas prokurorisë, posedonte 4 numra telefoni dhe përmes anëtarëve Gramozi kujdesej jo vetëm për rezervimin e linjave të udhëtimit, por edhe akomodimin dhe mbërritjen në destinacion. Por, episodi më i rëndë është ai i pajisjes me dokumenta false të Hajri Seferit, që është i dyshuari i grupit Avdylaj, i cili është kapur teksa po largohej nga Shqipëria.

Por, gjatë ditës të gjithë të arrestuarit u lanë nën arrest me burg, por nuk munguan edhe denoncime si ai i Enver Mukës për të cilin edhe pse ishte shpallur në mungesë arrest shtëpiak ai u shfaq në të njëjtin kafaz me të arrestuarit që u sollën nga paraburgimi. Menjëherë pasi gjykata konstatoi këtë shkelje urdhëroi lirimin e Mukës, i cili nuk e shpjegoi dot se si përfundoi në paraburgim./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME