Categories Lajme

Arre stohet në doganën e Muriqanit biznesmeni, ja çfarë u gjet në punishten e tij

Nga Policia, në pikën kufitare të Muriqanit është arrestuar biznesmeni Gëzim Bala, 61-vjeç. Sipas Policisë ai është arrestuar pasi në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së tij, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e PKK Muriqan pronari i fabrikës i shpallur në kërkim.  Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Shkodër u ndalua shtetasi në kërkim G. B. 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.

Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME