Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër. 

4 të arrestuarit akuzohen për korrupsion në zgjedhje, konkretisht bëhet fjalë për korrupsion në këmbim të votave.

“Finalizohet operacioni i koduar “Ndikimi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisië Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.

Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.”-njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rama nga Vlora: Duam të rilindim industrinë e mbrojtjes dhe të prodhimit ushtarak

Kryeministri Edi Rama nga Vlora tha se duan që të rilindin industrinë e mbrojtjes dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e policit Xhulio Prela, Gjykata e Apelit i kërkon SPAK bisedat në Sky ECC të Ervis e Brilant Martinajt

Gjykata e Apelit i ka kërkuar informacion Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në lidhje me vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan djalin e ish-deputetit demokrat, procedohen dy persona

Policia njofton se janë proceduar dy persona në lidhjen me ngjarjen e ndodhur pak ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e 28-vjeçares në garazh, 1 i arrestuar, tjetri në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar  një 20-vjeçar  i identifikuar si  Marjus Shkëmbi  dhe ka shpallur …

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘E vranë e vranë, ku ishe ti…’/ Momenti prekës, bashkëjetuesja qan në vendin ku u vra 58 vjeçari!

Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” të…

LEXO ME SHUME