Categories Lajme

Vrasja e policit Xhulio Prela, Gjykata e Apelit i kërkon SPAK bisedat në Sky ECC të Ervis e Brilant Martinajt

Gjykata e Apelit i ka kërkuar informacion Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në lidhje me vrasjen e Xhulio Prelës.

Sipas gazetares, Klodiana Lala Apeli kërkon bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinajt.

Kujtojmë që Gjykata e Apelit po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut lidhur me vrasjen e policit Prela, i cili u vra në vitin 2020.

Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për Redion Hysa, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës, lidhur me akuzën e vrasjes se punonjësit të policisë.

Ndërkohë Nikollë Sherrniku, që kishte lidhje të ngushtë me Ervis Martinaj, akuzohet për krijim të kushteve për te kryer vrasje lidhur me këtë ngjarje.

Për vrasjen e Xhulio Prelës, fillmisht u akuzua Brilant Martinaj, kushëri i parë i Ervis Martinaj. Më vonë prokuroria e pushoi akuzën për të dhe arrestoi Hysën.

Gjatë shqyrtimit të dosjes në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm janë marrë dëshmitë e zyrtarëve të policisë që hetuan çështjen, në një kohë që gjykata ka vendosur t’i kërkojë SPAK bisedat e mundshme në Sky ECC në kohën kur ngjarja ka ndodhur, mes Ervis Martinaj kushëririt të tij të ndjerë Brilant Martinaj dhe nëse këta të dy apo përdorues të tjerë kanë biseduar për krimin dhe nëse implikuar dy të pandehurit Hysa e Sherrniku.

Pasi të administrojë këtë provë, Apeli do të firmosë dhe verdiktin e tij lidhur me dy të pandehurit.

Xhulio Prela u vra teksa kthehej nga Shkodra drejt Tiranës, pasi kishte shoqëruar një të afërmin e tij. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, të vetmet automjete që rezultojnë të ketë lëvizur ne atë rrugë për një kohë të gjatë, për shkak se lëvizjet ishin të kufizuara nga pandemia e covid, janë ai që dertohej nga Xhulio Prela dhe i dyti nga Brilant Martinaj.

Kjo e fundit provohet nga kamerat e sigurisë të një karburanti shumë pranë vendit ku ndodhi krimi, ku Martinaj i veshur me rroba ushtarake ndalohet dhe furnizon makinën me karburant.

Brilant Martinaj u ekzekutua me 17 korrik 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës bashkë me dy miqtë e tij dhe pas atentatit mafioz gjykata e Lezhës liroi nga akuzat Redion Hysën, pas afro dy vitesh qëndrimi në paraburgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME