Categories Lajme

Arrestimet në Ministrinë e Financave/ Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 milionë lekë nga llogaria e motrës

Mediat kanë zbardhur dosjen që çoi në pranga Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj bashkë me drejtorin juridik të kësaj ministrie Fatmir Hoxhaj, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në pranga ka rënë edhe përmbaruesi Alban Ruli. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë.

Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa sekretarit të Përgjithshëm, përmbaruesuesit dhe drejtorit, ai iu dha ryshfet 82 mln lekë. Pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim.

Në dosjen hetimore rezulton se Ilir Thana ka bërë tërheqjen të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë nga shuma që varionin deri në 1 mln lekë, gjatë periudhës 11.10.2022-14.12.2022.

Prokuroria thuhet në dosje ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë deri në 48.118.366 leke dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.

‘Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022.

Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.’, thuhet në dosje./ReportTv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME