Categories Lajme

Arrestimet nga SPAK/ Hyseni: Sistemi i drejtësisë ka filluar të funksionojë

Deputeti i PS-së dhe anëtari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Alket Hyseni deklaroi sot se sistemi i drejtësisë ka filluar të funksionojë.

I ftuar në një emision televiziv, duke folur për arrestimin e gjyqtares së Krujës nga SPAK, Hyseni tha se, “nga pikëpamja politike ne nuk gjykojmë procesin me raste, ne e gjykojmë me mekanizmin e funksionimit të sistemit dhe ky ka qenë edhe synimi i Reformës në Drejtësi, një reformë shumë komplekse, një reformë që ka dhe ka pasur goxha skepticizëm, por faktet po tregojnë se reforma po funksionon”.

“Sistemi po reagon si i tërë, përtej fenomenit të KÇK që është brenda sistemit, që është një çështje që të gjithë biem dakord, edhe pjesëtarët e këtij sistemi, gjyqtarë dhe prokurorë, e pranojnë se brenda radhëve të tyre në këtë situatë është kontingjent i caktuar i cili përpiqet të shfrytëzojë momentet e fundit për të goditur sa më shumë në xhepat e shqiptarëve dhe për të shfrytëzuar deri në çastet e fundit për të përfituar në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë nga qenia në detyrë”, theksoi Hyseni.

“Unë jam optimist, shqiptarët duhet të jenë optimistë se sistemi po funksionon dhe nuk është thjesht një rast, dhe nuk po marr spunto nga rasti i gjyqtares, por po shohim një reagim tërësor të institucioneve”, tha ai.

Hyseni shtoi se, “kjo reformë komplekse tashmë është konkluduar”.

“Institucionet janë krijuar tashmë  edhe me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, po dhe me funksionalitetin e ILD-së që është një institucion i cili ka pak kohë që është bërë funksional dhe është duke u formuar akoma, duke kryer rekrutimet e tij dhe është ende i pakompletuar, është me pakicë të inspektorëve të tij, por kemi parë rezultate”, u shpreh Hyseni.

Duke iu referuar rastit konkret, ai tha se “kanë filluar procedimet”.

“Ruhet e drejta e individëve pavarësisht gjykimit apo paragjykimit nga ILD, ruhet e drejta për shfrytëzuar mbrojtjen për të sjellë prova për të bërë verifikimet e dosjeve të  ndryshme, informacione nga struktura shtetërore dhe të gjitha këto konkludojnë në një proces edhe mos kishin ndodhur arrestimet, unë kam vërejtur se procedimi disiplinor ishte në fazë të avancuar, se si do të konkludonte nuk e them, por jam i bindur se sistemi ka nisur të funksionojë”, theksoi Hyseni.

“Kam thirrje për të gjithë ata që janë pjesë e sistemit të drejtësisë t’i thërrasin mendjes, ata që kanë ndarë mendjen për të ikur të kuptojnë se nuk është ikja pasoja e fundit, nuk është largimi nga sistemi e keqja më e madhe e tyre. E keqja më e madhe është drejtësia e re që ata nuk ditën ta bënin, por sistemi do ta bëjë tani”, tha ai. atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME