Categories Lajme

Arrestohen 3 persona në afërsi të Gramshit, ja çfarë u gjet në mjetin e tyre

Policia ka arrestuar 3 persona ditën e sotme pasi u kapën me drogë në makinë.

Ata u ndaluan në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat për një kontroll nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Opel”, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike.

Ndërkohë policia ka gjetur edhe një sasi tjetër të fshehur lëndësh narkotike në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat. Në total u sekuestruan rreth 13 kg lëndë narkotike kanabis dhe dy automjete.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të kuduar “Kodovjat”, në kuadër të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç, lindur në Gramsh.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetitn tip “Opel” kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur gjetjen edhe të sasisë tjetër të lëndës narkotike, të fshehur nga këta persona në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, ku në total u gjetën dhe u sekuestruan rreth 13 kg lëndë narkotike kanabis dhe dy automjete.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME