Categories Lajme

Arrestohen dy shqiptarë në Spanjë, u kapën me më shumë se 80 kilogramë kokainë

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarë në afërsi të portit të Vigos në Spanjë, si pjesë e një organizate kriminale. Ata u kapën me më shumë se 80 kilogramë kokainë që vinte nga Ekuadori, gjatë një operacioni të përbashkët të Guardia Civil dhe Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore spanjolle.

Sipas autoriteteve spanjolle, droga ishte fshehur në një kontejner që kishte mbërritur nga Ekuadori. Ngarkesa u përzgjodh për kontroll nga Njësia e Analizës së Rrezikut në Doganën e Vigos dhe iu nënshtrua skanimit me rreze X, ku u konstatuan anomali në strukturën e sistemit të ftohjes së kontejnerit.

Gjatë operacionit, agjentët zbuluan 61 pako kokainë, si dhe materiale logjistike që dyshohet se do të përdoreshin për të nxjerrë drogën nga kontejneri, përfshirë çanta sportive, një shkallë të palosshme, mjete pune dhe telefona celularë. Një kontroll i dytë me pajisje radiologjike portative zbuloi edhe nëntë pako të tjera të fshehura në sistemin e ftohjes, duke e çuar sasinë totale mbi 80 kilogramë.

Autoritetet spanjolle theksojnë se ky është sekuestrimi i dytë i madh i kokainës në portin e Vigos këtë vit, duke nënvizuar vigjilencën e shtuar ndaj rrjeteve transnacionale të trafikut të drogës.

Mediat spanjolle raportojnë se arrestimi i dy shtetasve shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, nxjerr në pah praninë e organizatave ballkanike në logjistikën e trafikimit të drogës në Galicia.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME