Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia e Fierit. Gjatë operacionit të koduar “No Games”, efektivët zbuluan brenda një lokali në lagjen “Kastriot” një ambient të përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit, ku u kapën në flagrancë 16 persona duke luajtur poker.

Në pranga ranë 43 vjeçarI Rudenc Cenko banues në Tiranë, i dyshuar si organizatori i lojërave të fatit, si dhe 49 vjeçarja Dhurata Sherifaj. banuese në Fier, administratore e lokalit ku zhvillohej aktiviteti.

Në gjendje të lirë u proceduan penalisht 16 shtetas, të cilët u kapën duke luajtur lojëra fati në lokal.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një tavolinë pokeri, një kuti me 500 çipsa, gjashtë pako me letra bixhozi, pesë telefona celularë dhe 8 mijë euro.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

“Finalizohet operacioni i koduar “No Games”, goditet një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Zbulohet në një lokal në qytetin e Fierit, një ambient i përshtatur për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Arrestohen 2 shtetas (administratorja e lokalit dhe organizatori i lojërave të fatit).

Procedohen penalisht 16 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati, në lokal.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 5 celularë dhe një shumë parash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Fierit kryhej kjo veprimtari, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “No Games”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një lokal në lagjen “Kastriot”, Fier, që e kishte marrë me qira dhe e administronte shtetasja Dh. Sh. Gjatë ndërhyrjes, u zbulua një dhomë që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit, që organizoheshin nga shtetasi R. C., si dhe u kapën në flagrancë 16 shtetas që po luanin lojëra fati.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 43 vjeç, banues në Tiranë dhe Dh. Sh., 49 vjeçe, banuese në Fier.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: K. Ç., 38 vjeç, D. K., 44 vjeç, A. V., 39 vjeç,  K. H., 45 vjeç, L. M., 42 vjeç, F. A., 59 vjeç, A. I., 37 vjeç, O. M., 37 vjeç, K. H., 49 vjeç, D. V., 46 vjeç, E. B., 40 vjeç, D. V. (T.), 31 vjeç,  L. Xh., 39 vjeç, V. T., 35 vjeç, F. P., 41 vjeç, dhe S. D., 28 vjeç, banues në Fier, Tiranë, Durrës, Korçë dhe Berat.

Gjatë operacionit, u gjetën në lokal dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri, 1 kuti me 500 çipsa, 6 pako me letra bixhozi, 5 celularë dhe 8 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME