Categories Lajme

Arrestohen tre personat që sulmuan gazetarin Valon Syla në Prishtinë, pas ironisë me “Mulla Mercedesin”

Ministri i brendshëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla, janë arrestuar sot.

Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës, siç ka shkruar ai për profesionalizimin garanton siguri për të gjithë.

“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Syla është sulmuar dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme.

“Faleminderit. Kam pasur sjellje korrekte me policinë pas sulmit. Faleminderit prej tyre dhe ministrit. Kjo tregon se kemi polici të shtetit dhe jo polici fetare që ndjell frikë në popull.”, tregoi gazetari.

Në një status para pesë orëve Syla tregoi për sulmin dhe reagimet: Ju kerkoj ndjesë, qe me vonesë po shkruaj publikisht. Por dua te ju them se jam mirë dhe ju falenderoj per mbështetjen e madhe, miqve, institucioneve të vendit e kolegëve gazetarë.
Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin përcjell prej se kemi dale nga ndertesa e T7 duke na u vënë pas me veturë, na gjetën deri te vendi ku jemi ndalur, une Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki per takim edhe me disa gazetare te tjere pas debatit.
Kete here e kishim zgjedhur kafiterinë Image në Breg të Diellit per tu takuar. Dhe pikërisht para shkalleve duke hy ne lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik.
Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar.
Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi qe te pësoj lendime të rënda në kokë, dhe në dorën e majtë.
Ajo qe me shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimet përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit. Dhe kjo nuk po pranohet nga një komunitet islamik qe sillet me tipare mesjetare dhe nuk po arrinë të pranoj humorin dhe fjalen e lirë, shpalos te ata zymtësinë e theksuar te mendimit dhe mentalitetit të tyre.
Poashtu tendenca e tyre që dhunshëm të imponohen që të arrijë objektiva të errta dhe fanatike deri në shkeljen e të drejtave më bazike të njeriut, tregon taktikën e tyre kryesore që është frikësimi i masave dhe me sulme sikur ndaj tipave si unë, mundohen ti frikësojnë të gjithë ata që janë në dy mendje.
Kjo tregon se keta predikues fetarë, e hoxhallarë që nxisin dhunë e prodhojnë kesi militantizmi shpërblehen me mercedesa, nga shefat e Bashkësive Fetare, dhe duke i shpërblyer pregaditen të ushtrojnë dhunë dhe frikësim te të gjithë ata që nuk i përcjellin dogmat e tyre.
Feja është e rendësishme dhe njerëzimi nuk kishte me arritë këtu ku është pa të mirat e fesë. Poashtu Islami thuhet se nënkupton paqe. Por jo edhe liri.
Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk ju nevojitet paqja, pa liri.
Kosova është e lirë. Fjala është e lirë.
Frikësimi i masave, dhuna dhe të gjithë ata që predikojnë kundër lirive dhe veprojnë si përcjellës të kësaj fryme fanatike, nuk janë as për paqe dhe as për liri. Ky është rreziku që po na kanoset të gjithëve si kosovarë.
Andaj flisni, shkruani dhe mbrone lirinë. Por mos e harroni as sensin e humorit.
Faleminderit edhe një herë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME