Categories Lajme

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali , arratiset shoku i tij! Gjenden gurë të çmuar, ar e ora luksoze

Shqiptari është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi jo vetëm është kapur në flagrancë për grabitje si pjesë e një bandë ‘skifterësh’, por iu gjet edhe një armë pistoletë “Glock” e mbushur dhe gati për qitje.

I arrestuari është identifikuar si Kristian Caka, 26 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë. Autoritetet thanë se arma ishte gjysmëautomatike, kurse aktiviteti kriminal kryhej kryesisht në zonën e Romës.

I dyshuari ishte duke udhëtuar përgjatë Corso Casale me një mjet “Fiat Panda”, së bashku me një person tjetër brenda. Ata po kryenin lëvizje të dyshimta, që ngacmoi karabinierët.

Oficerët vendosën më pas të ndërhynin dhe të ndalonin automjetin. Pasagjerët, sapo kuptuan se karabinierët po përpiqeshin t’i kontrollonin, braktisën makinën dhe ikën me vrap.

Pas ndjekjes ata kapën një nga të rinjtë, që ishte pikërisht shqiptari dhe gjatë kontrollit i gjetën armën “Glock”, të kalibrit 45, brenda në çantën e tij marsup, me një karikator të futur dhe 13 fishekë brenda. Gjithashtu edhe dy byzylykë, tre unaza ari të zbukuruara me gurë të çmuar dhe një unazë argjendi, të vjedhura nëpër banesa.

Një kontroll i mëvonshëm i makinës së braktisur në mes të rrugës, i çoi oficerët në gjetjen e katër orëve nga marka të njohura. I shoqëruar në stacionin e policisë, i riu u identifikua si Kristian Caka, 26 vjeç, pa adresë të caktuar.

Sipas rekordeve kriminale, nga një hajdut udhëtarësh, ai kishte ardhur në Asti për të kryer disa grabitje të përsëritura. Shqiptari nuk zbuloi identitetin e bashkëpunëtorit të tij, i cili arriti të arratisej. I riu u arrestua për posedim të paligjshëm të një arme zjarri dhe marrje të mallrave të vjedhura.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se arma ishte vjedhur nga një shtëpi në Rimini qershorin e kaluar, informon “La Stampa”.

“Hetimet janë duke u zhvilluar”, raportojnë karabinierët, “për të identifikuar pronarët e bizhuterive dhe orëve të gjetura, të cilat padyshim ishin vjedhur në kryeqytet ose në zonat përreth”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aplikimi/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Kriteret dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur garën për zgjedhjen…

LEXO ME SHUME