Categories Lajme

Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Më parë kishte dhunuar vëllain

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës teksa gjatë një kontrolli në një ambient që përdorej nga ai, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pushkë. Nga hetimet rezultoi se 29-vjeçari me iniciale A. F., kishte pasur më parë një konflikt fizik me vëllain e tij.

29-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISE

Mbante armë zjarri (pushkë) në një ambient në përdorim të tij, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim të shtetasit A. F., 29 vjeç, banues në fshatin Lezhan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte pasur më parë konflikt fizik me vëllanë e tij, shtetasin G. F., 37 vjeç.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 12-vjeçari shqiptar ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim tre persona

Policia e Vlorës njofton se ka shpallur në kërkim 3 persona të përfshirë në konfliktin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se përdhunoi 10-vjeçarin në Gjirokastër në prani të dy të miturve, arrestohet në Kakavijë 17-vjeçari

Është vënë në pranga në Kakavijë 17-vjeçari i cili u arratis drejt Greqisë pasi abuzoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Pas shpërthimit të luftës në Iran më 28 shkurt, mbi 5,000 fluturime u anuluan në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME