Categories Lajme

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 12-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë pasi ra aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit.

I mituri, i identifikuar nga mediat italiane si Louis Pisha, ndodhej në tarracën e një godine në Via Piave, bashkë me dy shokë të tij, kur ndodhi aksidenti fatal. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ai ka hipur mbi një dritare çatie prej peçikllazi, transparente, e cila është thyer papritur nën peshën e tij.

Fillimisht, 12-vjeçari ka mbetur i varur dhe shokët janë përpjekur ta ndihmojnë duke e kapur, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Për pasojë, ai ka rënë nga kati i tetë dhe ka ndërruar jetë në vend. 12-vjeçari shqiptar Louis Pisha nuk banonte në atë pallat

E rëndë në Itali! Bie nga kati i 8-të i pallatit teksa

Në vendin e ngjarjes mbërritën dhe shërbimet e emergjencës, por për fat të keq i mituri ndërroi jetë. Nëna e të miturit, e tronditur, është shembur në tokë mes lotësh, duke kërkuar të dijë se çfarë kishte ndodhur me të birin.

Kjo është tragjedia e dytë në këtë zonë, pasi në vitin 2024 një tjetër i ri, 16-vjeçari Fallou Sall, humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti pranë të njëjtit pallat.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në Dukat të Vlorës (Video)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se në Dukat (Vlorë) ka vijuar pa ndërprerje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sokrat Vata tregon në gjykatë si ndodhi përleshja me turistin portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela…

LEXO ME SHUME