Categories Lajme

Sokrat Vata tregon në gjykatë si ndodhi përleshja me turistin portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.

Para trupit gjykues, Vata ka pretenduar se e ka goditur viktimën me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti ka nisur në një lokal, ku ndodhej një grup turistësh francezë. Vata ka deklaruar se turistët po bënin zhurmë dhe se një prej shokëve të tij u ka kërkuar të ruanin qetësinë.

Sipas versionit të paraqitur prej tij në gjykatë, turistët kanë vijuar me sharje dhe më pas situata është përshkallëzuar në një përleshje fizike.

Vata ka pretenduar se gjatë konfliktit njëri prej turistëve kishte një thikë. Sipas tij, ai arriti t’ia marrë armën e ftohtë pasi e neutralizoi.

Por, sipas dëshmisë së tij, në atë moment njëri prej turistëve e ka goditur me shkelm në nofull, duke e rrëzuar në tokë.

Vata ka deklaruar se, ndërsa turistët po tentonin ta godisnin sërish, ai ka lëvizur dorën instinktivisht për t’u mbrojtur, por nuk kujton mënyrën se si e ka goditur viktimën.

“Nuk e kujtoj si e kam goditur. Isha në shok. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka deklaruar Vata para gjykatës.

Dëshmia e plotë:

“U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia, jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal. Ata po bënin zhurmë, shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën dhe filluan të na shanin. U afruam më afër dhe u kërkuam sërish të mbanin qetësi, por ata filluan të na godisnin. Gjatë përleshjes fizike kemi dalë në pjesën e jashtme. Njëri nga ata kishte një thikë. E kam neutralizuar dhe i kam marrë thikën. Në këtë moment, dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull. Aty jam rrëzuar dhe ata kanë tentuar të më godasin sërish. Instinktivisht kam lëvizur dorën për t’u mbrojtur. Nuk e kujtoj si e kam goditur, pasi isha në shok. Nuk e dija nëse ndonjëri nga ata ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka deklaruar Vata.

Dëshmia e Nuh Mahmutoglut

Në sallën e gjyqit ka dëshmuar edhe shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i cili njihej me Vatën për shkak të bashkëpunimit në shoqërimin e turistëve.

Mahmutoglu ka deklaruar se Vata e ka telefonuar rreth orës 06:30 dhe i ka kërkuar ta shoqëronte drejt Tiranës.

Sipas tij, Vata i kishte thënë se ishte rrëzuar nga motori.

Ndërkohë, edhe personat e tjerë të ndaluar në lidhje me ngjarjen kanë mbajtur qëndrim mohues para gjykatës. Ata kanë deklaruar se nuk e kanë parë momentin e përleshjes dhe nuk kanë dijeni të drejtpërdrejtë për mënyrën se si ndodhi goditja fatale.

Gjykata lë në burg Sokrat Vatën

Në përfundim të seancës, Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Sokrat Vatën.

E njëjta masë është caktuar edhe për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, dy shtetas turq që, sipas hetimeve, tentuan ta largonin me makinë Vatën pas ngjarjes.

Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur masa e arrestit në burg për një afat 45-ditor.

Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabinën dhe Kristo Koshon, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e përleshjes dhe rolin e secilit prej personave të ndaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME