Categories Lajme

62-vjeçari kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, arrestohet nga policia

Një 62-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi u kap në flagrancë duke ndezur një vatër zjarri.

62-vjeçari i identifikuar si Anton Deda, dyshohet se gjatë ditëve të fundit ka qenë i përfshirë edhe në ndezjen e disa vatrave të tjera.

Policia e identifikoi pas një operacioni të posaçëm, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për shkatërrim të pronës dhe të pyjeve me zjarr.

I arrestuari rezulton me precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme.

Postimi i plotë:

Mirditë/ Kapet në flagrancë duke ndezur zjarr, vihet në pranga 62-vjeçari me precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme

Gjatë ditëve të fundit, ky shtetas kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri.

62-vjeçari u kap në kuadër të operacionit policor të koduar “Piromani 2”, pas një pune gjurmuese 48-orëshe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe ndjekjes në terren me pajisje dron, pasi dyshohej se merrej me zjarrvënie të qëllimshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Piromani”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë.

Arrestimi i tij u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Në momentin e kapjes, 62-vjeçari sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren është dokumentuar se, gjatë ditëve të mëparshme, ky shtetas kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri.

Si pasojë e zjarreve, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon puna në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vënien nën kontroll të tij.

Shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. D. ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij shtetasi dhe verifikimin e përfshirjes së tij edhe në zjarrvënie të tjera të ndodhura më herët në territorin e Bashkisë Mirditë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në Dukat të Vlorës (Video)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se në Dukat (Vlorë) ka vijuar pa ndërprerje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sokrat Vata tregon në gjykatë si ndodhi përleshja me turistin portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Një 67-vjeçar i identifikuar, Lumturim Qerimi është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Aksidenti tragjik, makina u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar

Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të…

LEXO ME SHUME