Categories Lajme

Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, dhunoi e kërcënoi me thikë dy motrat dhe babain

Një 30-vjeçar i identifikuar si Armir Lleshi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kërcënuar me thikë dy motrat e tij dhe babanë.

Policia bën me dije se ai ushtronte dhunë fizike të vazhdueshme ndaj tyre ndërsa i kërcënonte me mjet prerës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Ushtroi dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i kanosi ato me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thika), i përdorur për kanosjen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja Z. T., se vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, vëllain e saj, shtetasin A. Ll.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy motrave dhe babait të tyre, dhe i ka kanosur dhe kërcënuar ato me mjet prerës thikë.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME