Categories Lajme

Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, Shfytëzonte të miturit për të vjedhur

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili dyshohet se shfrytëzonte dhe shtynte dy të mitur për kryerjen e vjedhjeve të monopatinave dhe biçikletave. Policia ka zbardhur 9 raste të vjedhjeve të tyre, duke kapur dhe ndaluar 37-vjeçarin, i cili ka qenë i dënuar me parë për vjedhje.

Sipas Policisë ai në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë muajit shkurt dhe mars ka vjedhur 5 monopatina, 3 biçikleta dhe 1 motomjet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, finalizuan operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. A., 37 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë muajit shkurt dhe mars ka vjedhur 5 monopatina, 3 biçikleta dhe 1 motomjet. Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte dy shtetas të mitur të moshës 12 vjeç, të cilët pasi i vidhnin ja dorëzonin 37-vjeçarit”.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të 37-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME