Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari me 3 emra në Vlorë

Policia e Vlorës ka a rrestuar një 40-vjeçar me tre emra, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të k anosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Sipas policisë, shtetasi në fjalë dyshohet se ka k anosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. Xh. alias R. R. alias E. R., 40 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Orikum, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose d hunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin në kërkim J. K., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në b urg”, për veprën p enale “D huna në familje”. Po nga specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u a rrestua shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake dhe një aparat celular në banesën e shtetasit I. G., në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME