Categories Lajme

Arrestohet 54-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi i tij në Itali

Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në Shkodër.

Bëhet me dije se i arrestuari, Agim Shtyllza, ishte i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Sipas bluve, në janar të 2024, 54-vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nag Prokuroria në Torino.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi:

Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe sigurimi i informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 54-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë kapur në fshatin Stom Golem, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME