Categories Lajme

Arrestohet 54-vjeçari në Vlorë, ka goditur kushëririn e tij me hanxhar duke e rrëzuar nga muri me dëmtime shumë

Një person ka rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Policia e Vlorës bën me dije se në pranga ka rënë 54-vjeçari K.Hasani pasi gjatë një konflikti ka goditur kushëririn e tij 69-vjeçarin F.Hasani me hanxhar dhe duke e rrëzuar nga muri,  i cili është dëmtuar shumë, personi në fjalë i ka thyer disa kocka dhe ndodhet në Spitalin e Traumës ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Informacion- Arrestohet 1 shtetas, si dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin  K. H., 54 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë , pasi gjatë një konflikti të çastit ka kanosur me mjet prerës, e më pas ka shtyrë me forcë, shtetasin F. H., 69 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet  i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit:

– B. L., 63 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi duke pastruar tokën e tij me zjarrë, zjarri ka dalë nga kontrolli e për pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj.

–  R. D., 55 vjeç, banuese në lagjen “24 Maj”, Vlorë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME