Categories Lajme

Arrestohet dy drejtuesit e mjeteve: Aksidentuan për vdekje bariun dhe përplasën 31 krerë dele me makinë!

Aksidentuan për vdekje bariun dhe përplasën 31 krerë dele me makinë! Arrestohet dy drejtuesit e mjeteve

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj nga Roskoveci, Qerim Malka dhe Luis Malka, të dy 24 vjeç, pas një aksidenti të rëndë në fshatin Suk 1, mbrëmjen e djeshme. Ata përplasën me automjetet e tyre 31 bagëti të imëta dhe dy çobanë.

Si pasojë e aksidentit, një prej çobanëve, Festim Gllava, 79 vjeç, humbi jetën, ndërsa K. H., 32 vjeç, mbeti i plagosur dhe po trajtohet në spital. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 79 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 79-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “8 Shkurti”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 49 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar 49-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME