Categories Lajme

Arrestohet në Francë 46-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

Një 46-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të hënë në Francë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Shtetasi me iniciale E.B., është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme, në bashkëpunim me partnerët europianë, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Operacioni “Five”, në pranga në Francë, një i dënuar me 5 vjet burgim, për posedim të Heroinës dhe Metadonit.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tij, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, u organizua dhe u finalizua operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Five”.

Gjatë këtij operacioni, policia franceze lokalizoi, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin E. B, 46 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 46-vjeçarit, në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME