Categories Lajme

Arrestohet punonjësi i ASHK Vlorë, ja pse akuzohet

DVP Vlorë Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim: H. Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi I. K., 52 vjeç, banues në Gjilekë, Himarë, se shtetasi H. Gj., punonjës i ASHK Vlorë, duke falsifikuar disa dokumente për një pronë në Himarë, me anë të mashtrimit, ka nxjerrë lejen e legalizimit në emrin e tij dhe ka filluar të ndërtojë në këtë pronë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME