Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Greqi, dyshohet se ekzekutoi 39-vjeçarin për pazare droge

Pas dy muajsh në arrati, ka rënë në prangat e policisë emigranti shqiptar që dyshohet për vrasjen me armë zjarri të një 39-vjeçari në Athinë.

Mediet greke bëjnë me dije se vrasja e 39-vjeçarit ka ndodhur më 31 korrik të këtij viti në mes të rrugës në zonën e  Agia Varvara, Athinë.

Sakaq mësohet se autori i dyshuar u arrestua dje në zonën e Hajdarit.

Bashkë me të ishte një bashkatdhetar, i cili u arrestua gjithashtu nga policia greke.

Por nuk mbaron me kaq, sipas policisë shqiptari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit në Agia Varvara dyshohet se ka tentuar gjithashtu të ekzekutojë edhe një tjetër grek në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës.

Si ndodhi vrasja e 39-vjeçarit

Autori dhe viktima kishin pasur një debat të fortë brenda në një shtëpi. Më pas ata dolën jashtë dhe pikërisht atëherë emigranti shqiptari dyshohet se nxori armën dhe hapi zjarr ndaj 39-vjeçarit.

Burime policore dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet qe dy personat kishin për drogën, pasi dyshohet të kenë qenë të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME