Categories Lajme

Arrestohet vëllai i ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ja pse akuzohet

Përmbaruesi privat që ra në prangat e policisë së Tiranës, është vëllai i ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi.

Fatos Alimadhi, 54 vjeç, u arrestua pasi dyshohet për shpërdorim detyre në zyrën e tij të përmbarimit privat në kryeqytet.

Fatos Alimadhi, dyshohet se së bashku me dy përmbarues të tjerë, kanë firmosur shkresa dhe vendime për bllokimin e llogarive bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë, bëri me dije policia.

Panorama raporton se një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti, dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Por në momentin që ndërron jetë kredinë e mbulon siguracioni i jetës, sipas ligjit. Por përmbaruesi Alimadhi  dyshohet se i bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit dhe mbi të gjitha pa i lajmëruar ata.

Njoftimi nga policia e Tiranës:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedohen penalisht 2 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Account”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

– F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME