Categories Lajme

Arrihet kompromisi pas 14 muajsh/ Parlamenti boshnjak voton Zoran Tegeltijan si kryeministër

Ligjvënësit në Bosnjë-Hercegovinë kanë miratuar qeverinë e re, duke thyer bllokadën prej 14 muajve, prej kur janë mbajtur zgjedhjet. Me 29 vota pro, nëntë kundër dhe një abstenim është miratuar struktura e re e Këshillit të Ministrave, raporton Rel. Kjo pikë kthese vjen pas një kompromisi të arritur në mes të serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, për ta emëruar, Zoran Tegeltijan si kryeministër të ri. Tegeltija, ministrat dhe zëvendës-ministrat janë betuar pas votimit të 23 dhjetorit.

Një nga çështjet kyçe për mosmarrëveshje në mes të të trija palëve, ka qenë kundërshtimi i liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për anëtarësimin eventual të këtij shteti në NATO. Në kuadër të kompromisit të arritur në muajin nëntor, presidenca boshnjake është pajtuar për të dërguar një program të reformave në selinë e NATO-s në Bruksel. Ende është e paqartë sesi dallimet për të formuar qeverinë do të ndikojnë në rrugën e këtij shteti drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian, apo në bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME