Categories Lajme

Arrihet paqja mes SHBA-së e Talibanëve

Pas më shumë se 18 vjet luftë, amerikanët dhe Talibanët nënshkruan marrëveshjen e paqes. Nëse Talibanët do t’u përmbahen zotimeve të marrëveshjes, trupat amerikane dhe ato të NATO-s do të tërhiqen nga Afganistani brenda 14 muajve. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se arritja e paqes kërkon punë e sakrificë nga të gjitha palët.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja do të tërhiqen nga Afganistani brenda 14 muajve, nëse Talibanët do t’u përmbahen zotimeve të bëra në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve në Doha. Dokumenti u nënshkrua nga i dërguari amerikan Zalmay Khalilzad dhe shefi politik i Talibanëve Mullah Abdul Ghani Baradar, me synimin për t’i dhënë fund luftës mbi 18-vjeçare.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe krerët e Talibanëve morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, ndërkohë në vazhdim priten bisedime midis qeverisë afgane dhe Talibanëve.

Militantët ranë dakord të e mos lejojnë al-Kaedën ose ndonjë grup tjetër ekstremist të veprojë në zonat e kontrolluara prej tyre.

“Arritja e paqes do të kërkojë punë dhe sakrificë nga të gjitha palët. Shtetet e Bashkuara, aleatët, qeveria afgane, udhëheqësit e Talibanëve dhe mbi të gjitha populli afgan duhet të rruajnë vrullin e tanishëm për të pasur një paqe të qëndrueshme,” tha sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Për Talibanët, shefi politik Mullah Abdul Ghani Baradar, tha se Emirati Islamik i Afganistanit është i përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes dhe për një qasje pozitive me Uashingtonin.

Shoqëria në Afganistan druan se tërheqja e amerikanëve do të risjellë në pushtet Taibanët, por kreu i tyre Hibatullah Akhundzada tha se si meshkujve ashtu dhe femrave duhet t’u jepen të drejtat e duhura, duke shmangur fjalën të barabarta.

ShBA-ja e pushtoi Afganistanin disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Mbi 2,400 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë konfliktit, ndërsa ndodhen të dislokuara në këtë vend rreth 12,000 trupa.

Fundi i luftës në Afganistan ishte një prej premtimeve të presidentit Donald Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016 dhe duhet se arritja e marrëveshjes me Talibanët do t’i shërbejë atij si kalë beteje për të kërkuar një mandat të dytë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME