Categories Lajme

ARRSH nxjerr tabelën për Unazën e Re: 7 km rrugë me kosto 8.3 milionë euro

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri sot publike tabelën zyrtare në lidhje me koston e projektit  nga “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës.

ARRSH thekson se nuk është e vërtetë se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë, por 7.02 km rrugë me kosto totale 8.3 mln euro.

“Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro.

Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment.” – theksohet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Pretendimi se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë është e pavërtetë pasi projekti përfshin: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit “Kategoria F”; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri.

46763299 256351718366838 7042845019308294144 N

Siç mund ta shikoni në tabelë, kostot zë për zë të këtij investimi e qartësojnë se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë 75% të totalit të kostos.

Sipas po kësaj tabele rezulton se 2.34 kilometra rrugë kategoria A Urbane që është me standardet e një autostradë urbane, e para në Shqipëri, kanë si kosto në total 5.3 milion euro. Thënë ndryshe, kosto për kilometër e kësaj lloj rruge është 2.2 milion euro.

4.68 kilometra rrugë Kategoria F kanë si kosto 3 milion euro ose thënë ndryshe 646 mijë euro për kilometër. E gjithë pjesa e zërit të rrugëve në këtë vepër, përfshirë elementët plotësues është sa 25% e totalit të kostos së projektit.

Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro.

Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME