Categories Bota, Kuriozitete

Arr*tisja e politikanes nga bu rgu ngjan si film aksion, u lëshua me litar në rrugë (Video)

Aida Merlano, 43-vjeçe, njihet si politikane në Kolumbi që është dënuar me burgim për blerje të votave, kurse tani është bërë kryelajm i mediave botërore për shkak të mënyrës së arratisje nga burgu. Kongresistja e dikurshme është arratisur nga burgu gjatë të mërkurës, pasi i është lejuar që ta vizitojë stomatologun, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte shfrytëzuar rastin dhe kështu me litar kishte zbritur, kurse kalimtarët e rastit nuk e dinin se çfarë po ndodhte – madje e ndihmuan të ngritet në këmbë.

Gjithçka ishte planifikuar mirë, shihet se si Aidën e priste një motoçikletë. E ajo çfarë e bënte edhe më të “përkryer” arratisjen, ishte fakti se ajo e vë në kokë helmetën me qëllim që mos ta njohin rrugës duke ikur. Për kapjen e saj është dhënë një shpërblim prej 50 milionë pezos (rreth 13 mijë euro), e të gjithë ata persona që kanë informata për kapjen e saj mund t’i marrin paratë.

Aida gjatë muajit të kaluar është dënuar me 15 vite burgim, për blerje të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Nuk dihet se kush kishte dhënë leje që ta vizitojë stomatologun, pasi që dalja e përkohshme nga burgu kërkon leje të veçantë për situata të veçanta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME