Categories Lajme

Arsyet që fshihen pas ligjit/ Paketa e re e mjekësisë, paguhen 370 mijë euro për shkollimin e bluzave të bardha

Në Shqipëri përgatitja e një mjeku të ri kushton rreth 39 mijë euro. Tarifa që paguhet nga studentët  përbën vetëm  6- 8 % të kostos reale  të shkollimit  pjesa tjetër subvencionohet nga buxheti i shtetit apo universitetit. Kjo referuar të dhënave të publikuara në projektligjin  për studentët e mjekësisë që Qeveria i ka dërguar Kuvendit.  Kosto e studimit për programin e integruar  mjekësi e përgjithshme shpjegohet në relacionin  shoqërues është  afro 679 mijë lekë në vit prej të cilës studenti paguan vetëm 45 mijë lekë.

Ndërkohë  sipas dokumentit zyrtar 863 studentë përfitojnë  përjashtimin nga tarifa e studimit.  Efekti financiar përllogaritet rreth  39 milion  lekë ose 370 mijë euro.  Para  prej buxhetit të shtetit dhe universitetit  që   për  2 nga 10 mjekë që përgatiten  në Shqipëri  shkojnë për të furnizuar me personel shëndetësor spitalet në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani e Madhe, Kanada dhe Itali.

Zyrtarisht thuhet se deri në vitin 2022 totali i mjekëve të trajnuar në Shqipëri, por që punojnë në  vendet e OECD është 1200. Aktualisht në Shqipëri ka afro  rreth  5400 mjekë ose 1.9 mjekë për  1 mijë banorë. Krahasuar me dhjetë vjet më parë densiteti është rritur, por është endë larg vendeve të  rajonit që kanë 2.6 mjekë për  1 mijë banore apo shteteve të  OECD  me 3.6 mjekë për 1 mijë banorë.

Për t’ju përgjigjur nevojave të sistemit  dhe për të kundërshtuar efektin e largimit të mjekëve jashtë vendit Qeveria parashikon që ata që hynë në  universitet vitin që vjen të firmosin kontratën që i detyron të punojnë  5 vjet në Shqipëri pas diplomimit, raporton Abcnews. Studentët aktualë të mjekësisë  duhet të të punojnë 2-3 vjet pas studimeve ose të paguajnë koston reale për vitet e mbetura. Ndërkohë  kuotat  e çelura për këtë program studimi  deri në 2024  parashikohet të shkojnë në 500. Vetëm kështu mbi 370 mijë euro para të taksave tona do të shkojnë realisht aty ku duhet; tek një sistem shëndetësor ku nuk mungon shërbimi po as shërbyesit publikë, mjekë dhe infermierë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME