Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me vr.as.jen që ndodhi ditën e djeshme në Tropojë ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Guxim Gjuriqi. Sipas Hoxhës, vr.as.ja e 47-vjeçarit është vazhdën e serisë së vr.asj.eve që lidhen me historitë e vjetra të fisit të Haklajve. Gazetari Hoxha tha se vëllai i vi.kti.mës së mbrëmshme kishte qenë punonjës policie, në zyrën e pasaportave, në kohën kur Fatmir Haklaj ishte shef komisariati në Tropojë. Më tej hoxha sqaroi: “Në Tropojë ndaj janë aq shumë të vr.ar.ë, sepse pas vitit të parë u zgjeruan aq shumë rrethi i viktimave saqë po vr.iteshin jo vetëm të afërmit por edhe miq e shokë të cilët mund të ishin ulur rastësisht me ata që ishin përfshirë në këtë histori. Agroni, vëllai i Guximit, më vonë kur Fatmir Haklaj u bë shef komisariati, ka punuar te pasaportat. Agroni nuk ka qenë i përfshirë tek seriali i vr.asj.eve në Tropoijë. Ka një lokal aty ku ka ndodhur ngjarja, banesa e vi.ktimës së mbrëmshme ndodhet shumë afër ngjarjes. Janë fis i njohur dhe kjo ka bërë që të mos përziheshin. Vi.ktima e mbrëmshme është një njeri që nuk përfshihej. Agroni, i vëllai i tij, krijoi një biznes, ka ndërtuar postën e Bajram Currit, ka ndërtuar vepra arti të vogla, ka patur pastrimin e qytetit deri më tani. Agroni vazhdoi të jetonte si normalisht, jo si pjesa tjetër që fshiheshin. Në një moment kur po goditeshin njerëzit që rrinin afër dhe shoqëroheshin… në këtë kohë një bisedë me Agronin ai thotë: “Këtu është bërë e vështirë por të jetuar dhe po shikonte mundësinë për tu larguar në SHBA. Aktualisht Ka familjen atje”.
Pse dyshoj se është në vazhdën e kësaj historie?
Vërtet janë ngjarje që kanë ndodhur në shekullin e kaluar, por pikërisht në datën 5 janar 1998 është vr.as.ja që ka nxjerrë nga shinat Fatmir Haklaj, u v.r.a i vëllai i tij Shkëlqim Haklaj“, tha gazetari Hoxha. “Policia duhet të marrë masat që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë pasi rrezikon që të kthehet në një zinxhir vr.asje.sh si në 1999-2000. Nuk mundet që personat që jetojnë atje të mos reagojnë ndaj kësaj vr.asjeje pasi vetë vendi, shoqëria, ambienti nuk ua lejon këtë. Prandaj policia duhet të gjejë autorët për të shmangur një seri të re vr.asje.sh“, vijoi Hoxha në intervistën për ABC News.
