Categories Lajme

Artan Hoxha: Bosët shqiptarë drejtojnë krimin nga Dubai, takojnë politikanë dhe VIP-a

Emiratet e Bashkua janë kthyer në  vendin e strukjes së grupeve dhe bosëve të përfshirë në  botën e krimit.

Gazetari Investigativ Artan Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se Dubai tashmë është kthyer në vendin që ofron luksin e frenuar për personazhet e botës së krimit të cilët nuk japin llogari për paratë që kanë.

Ndër të tjera ai është shprehur se ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara është i vështirë, kjo i favorizon personazhet e përfshirë në grupet kriminale që të jetojnë lirshëm në Dubai.

“Nga fillimi i dekadës nga viti 2011-2012 kur në Dubai shpërtheu si burim i turizmit shumë personazhe të showbizit filluan ta frekuentonin për hobi, për ta parë, për të qenë larg kundërshtarëve të tyre pasi ishin të lirshëm. Aty panë se po krijohej një destinacion i ri botëror ku mund të bëjë jetë luksi dhe mund të shkoje me para që askush nuk të kërkonte llogari sesi i kishe fituar, me të vetmin kusht që të mos ishe i implikuar në ngjarje kriminale që kishin të bëjnë me terrorizmin dhe të mos bëje aktivitete kriminale brenda Emirateve të Bashkuara.

Arrestimet e bërë kohët e fundit e treguan qartazi këtë dhe kush personazhe ishin atje. Këto personazhe dinë dhe një gjë tjetër se ekstradimi nga Emiratete e Bashkuara, nëse kanë investuar atje nuk i ke sjellë probleme shtetit dhe ke një pasaportë të vendeve të BE-së. Ndaj shumë personazhe të botës së krimit që janë kapur atje nuk është bërë ekstradim për në vendin tonë.

Sa më shumë futeshin grupet shqiptare në trafikun e kokainës, aq më tepër shikonin si mundësi Dubain për të jetuar, Atje ka lehtësira për të jetuar, në momentin që ti blen një pronë 100 mijë euro ti mund të marrësh një leje qëndrimi. Të gjithë rastet që unë kam ndjekur që kanë jetuar në Emiratet e Bashkuara kanë arritur të marrë një lejë qëndrimi por nuk kanë shtetësinë dhe sikur të kesh miliona euro investime”, ka thënë Hoxha.

Ndër të tjera gazetari ka theksuar se tashmë bosët e grupeve kriminale, tashmë kanë krijuar vendqëndrimet e tyre në Dubai dhe po e drejtojnë nga andej aktivitetin e tyre kriminal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME