Categories Lajme

Artan Hoxha: Ja pse Gert Shehu nuk kishte as telefon dhe as mjet identifikimi!

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live, zbuloi detaje rreth të riut që qëlloi me grusht liderin demokrat, Sali Berisha. Ai tha se kur është dërguar në selinë e PD-së, nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi apo telefon.

Sipas tij, këto detaje tregojnë ka qenë një plan i mirë menduar.

“E kanë pyetur, e kanë kontrolluar, se kanë njohur, kanë parë se s’ka pasur mjet identifikimi, është pak e çuditshme. Nuk ka pasur as celular, patentë, asgjë. Kjo është pjesa që policia duhet të bëjë dhe personat që janë njoftuar janë dy ish kolegë të Breçanit, Luigj Vathi dhe Gjergj Ujka.

Një inskenim apo ngjarje nga një individ i vetëm, ka një lloj prapaskene mbrapa. Veprimet që ka kryer të bëjnë të kuptosh se kemi të bëjnë me një ngjarje të menduar mirë. Ka dalë nga xhamia qetësisht, është afruar te PD, ka ardhur vërdallë aty dhe ka parë nëse mund t’i afrohet.

Ka pritur që të dalë në rrugën Bajram Curri. Është përpjekur dhe më para. I ka menduar mirë, ai ka planifikuar. Këtu si afrohem dot. Ishte pikërisht pjesa e kamerave prandaj dhe truprojat nuk ndërhyjnë dot.”, tha Artan Hoxha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME