Categories Lajme

Artan Hoxha publikon emrat: Kush janë 4 “bosët” që Dubai nuk ia jep Shqipërisë

Gazetari Investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë 4 emrat e personave të shpallur në kërkim nga Shqipëria por edhe nga vende të tjera të BE për ngjarje kriminale, të cilët Dubai nuk ka pranuar që t’i ekstradojë. Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Dubain për ekstradime, madje asnjë vend tjetër nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e personave që akuzohen se kanë kryer krime në vende e tyre.

Hoxha theksoi në studion e “ABC Live” se një nga personat që është kërkuar për tu ekstraduar është Eldi Dizdari i cili njihet edhe si kreu i Kartelit shqiptar të drogës. Sipas Hoxhës, Dizdari është tentuar të ekstradohet edhe nga Italia por nuk ja ka arritur këtij qëllimi.

Personi i dytë që është tentuar të ekstradohet është Plarent Dervishaj. Ky i fundit lidhet me disa ngjarje kriminale në vendin tonë. Ai është kapur nga policia e Dubait teksa bëhej gati për tu nisur për në Turqi, por është ndaluar në aeroport dhe pas procedurave lëviz i lirë në Dubai.

I treti person që është tentuar për tu ekstraduar është Florenc Capja i cili akuzohet për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Ai u ndaluar dhe u mbajt për disa ditë nga policia e Dubait, por më pas u la i lirë me detyrim paraqitje.Rasti i katërt ku është refuzuar ekstradimi është ai i Kelit të Kombinatit, i cili sipas Hoxhës ishte ndaluar dy herë në Dubai edhe për llogari të Shqipërisë dhe për Belgjikën. Edhe atë e kanë lënë të lirë dhe nuk kanë pranuar ekstradimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME