Categories Lajme

Artan Hoxha publikon për herë të parë mesazhin/ Kush e informoi Lulzim Bashën për makinat me 3.4 milionë euro që do të mbërrinin në Rinas

Nga Artan Hoxha, Një ndihmë e vogël për Bashën, që nuk dëshmon dot se nga e mori informacionin për ardhjen e Toyota Yaris me 1.5 milionë euro të narko-trafikut. Por dhe një indicie për prokurorët belg, përpara se të largohen nga Shqipëria, që të mos lodhen më me linjën Bruksel-Tirane, për të marrë në pyetje shefin e PD-së zyrtare.

Pyetja bazë e prokurorëve federalë belgë, por dhe e opinionit shqiptar, është si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqipërisë po vinte një autoveturë me një sasi të madhe parash të narko-trafikut??!!

Saktësia e informacionit që ai publikoi në Kuvendin e Shqipërisë më 22 qershor 2018 është e denjë për skena filmash të Netflix. Informacioni i Bashës ishte aq i saktë, sa duket e çuditshme pse pronarët e 3.4 milionë eurove, vendosën të mos e ndryshonin itinerarin e trajlerit të nisur nga Belgjika.

Ngjarjet në 48 orët në vijim, u zhvilluan pikë për pike siç e deklaroi Basha në Kuvend.

Me të vetmin ndryshim, paratë nuk ishin të grupeve të Elbasanit, që kishin lidhje me pushtetin, siç tha Basha, por të një grupi tjetër, i cili për fat të keq rezultoi se kishte lidhje me Bashën dhe partinë e tij.

Mundësitë që kreu i opozitës të kishte këtë informacion kaq të saktë, për një lëvizje miliona euroshe të krimit të organizuar janë vetëm dy:

E para; njëri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opozitën në mënyrë që operacioni i kundërshtarëve të tyre, të bëhej publik, dhe paratë të kapeshin duke dëmtuar rëndë rivalët.

E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonjë agjenci e zbatimit të ligjit, ku një zyrtar “dashamirës” i opozitës, duke mos pasur besim te eprorët e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën…

Kronologjia e ngjarjes rrodhi në këtë menyrë:

22 qershor 2018, Basha denoncon në Kuvend transferimin e parave të narko-trafikut nga Europa drej Shqipërisë, prej një organizate kriminale, e cila ka lidhje me qeverinë e Rames dhe me eksponentë të rëndësishëm të PS-së.

Ai tha se 1.5 milionë euro po vinin në Shqipëri me një Toyota Yaris.

24 qershor 2018, Policia e Shtetit bën “bingo” pasi ndalon në portin e Durrësit një trajler që vinte nga Belgjika, në të cilin u kapën dy autovetura Toyota Auris, me 3.4 milionë euro brenda tyre.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?!

Me datë 20 qershor 2018, 48 orë përpara se shefi i opozitës të fliste në Kuvendin e Shqipërisë, një mesazh mbërrin në telefonin e një drejtuesi të lartë të shtetit shqiptar.

Saktësisht në orën 09:31 minuta të datës 20 qershor 2018, një person që identifikohet si punonjës i Shërbimit Informativ Shqiptar, njofton se, një mjet transporti, karroatrec me disa vetura të ngarkuara sipër tij, pritet të futet në territorin e Shqipërisë deri në mbrëmje.

Informatori thotë se, një veturë po transporton një sasi të madhe parash për llogari të një klani trafiku.

Burimi është aq i bindur ne informacionin e tij, sa jep të dhëna për targën e mjetit, madje dhe emrin e shoferit.

Ai sqaron se, me “90% paratë do hyjnë nga Porti i Durrësit”. Por thotë se paratë mund të hyjnë dhe nga pikat e kalimit kufitar në veri të Shqipërisë, në Muriqan ose në Hanin e Hotit.

Në fund dërguesi i mesazhit edhe pse është punonjës shteti, kërkon të ngelet 100% anonim, madje uron që kapja e parave, të realizohet nga policia…

Këtë sms (të cilën nuk e di nëse ndodhet në dosjen e prokurorisë) të dërguar një drejtuesi të lartë të shtetit, dy ditë përpara se shefi i opozitës te fliste në Kuvend dhe 4 ditë përpara se të kapej ngarkesa me 3.4 milionë euro, po e publikoj më poshtë. Ky fakt, uroj së paku të kthjellojë shefin e PD-së, Lulzim Basha se nga i ka ardhur informacioni. Por dhe të orientojë prokurorët belg, për çfarë saktësisht ta pyesin dëshmitarin e vyer të tyre…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME