Categories Lajme

Artan Hoxha publikon videon e plotë, çfarë ndodhi mes Safet Gjicit dhe A.K në zyrën e Bashkisë së Kukësit

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar videon e plotë të regjistruar në zyrën e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen A.K.

Fill pas aktit seksual, Gjici dhe A.K bisedojnë për një tender për strehimin dhe sterilizimin e  qenve të rrugës.

Ish kryetari i Bashkisë aktivizon punonjësit për të ndihmuar A.K në sigurimin e kësaj veprimtarie.

Gjici, tashmë i shkarkuar nga kryeministri Rama, është duke u hetuar nga SPAK lidhur me videon e publikuar gjerësisht në media dhe rrjetet sociale.

Materiali i publikuar nga gazetari Artan Hoxha ditën e sotme, krijon dyshime se skandali i ish kryebashkiakut nuk është vetëm një skandal erotik, por mund të ketë elemente të korrupsionit.

VIDEO E PLOTË – (Mund ta shihni duke hyrë në llogarinë e Youtube)

ARTAN HOXHA: 

“Dielli nuk mbulohet me shoshe Padisha!!!
Epo ta humbesh “pashallekun” e Kukesit, pasi e ke “paguar me flori”, për nje tender ordiner te “kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges”, vetem Padishaut tone mund t’i beje vaki…
Gjithsesi, “çfare ke mbjelle do te korresh”, thote populli.
Marrëdhënia mes ish-kryebashkiakut te Kukesit Safet Gjici dhe vajzes A.K. nuk ishte thjeshte nje çeshtje flirti, por preludi i nje afere biznesi…
Tentativa per ta mbuluar te verteten edhe tre dite pas publikimit te videos tashme eshte e dukshme.
Ne te vertete, nuk eshte vetem nje shkelje etike e zyrtarit me te larte lokal, te zgjedhur me votat e popullit, por nje afer e paster korrupsioni per te perfituar nga parate e taksapaguesve te varfer shqiptare.
Biseda e ish-kryebashkiakut te Kukesit, Safet Gjici, me vajzen e prezantuar si Alma Tafa, perfaqesuese e nje kompanie per kastrimin dhe sterilizimin e qenve te rruges, ne zyren e bashkise vetem nje minute pas kryerjes se mardhenies intime mes tyre, tregon pikerisht kete gje, aferën korruptive.
Vajza kerkon nje mundesi punesimi ose ndihmen e kryetarit te bashkise per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges.
Madje ajo i thote se keto para, Gjici nuk do t’i paguaje nga xhepi, por nga buxheti i bashkise.
Gjici pasi e degjon vajzen, e miraton oferten e saj dhe i ofron gjithe mbeshtetjen e tij, duke i vene ne dispozicion stafin e bashkise.
Madje i sugjeron edhe menyren sesi ky projekt do te miratohet ne keshillin bashkiak, per te mos patur probleme dhe per te qene ne rregull me ligjin.
Gjici therret ne zyre nenkryetarin e bashkise Granit Gjana dhe e urdheron te ndihmoje vajzen duke ndjekur proceduren per dokumentacionin e projektit.
Me poshte video e Gjicit dhe vajzes, ku bisedojne per te perfituar projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges ne Kukes dhe menyren se si ky projekt do te miratohet ne Keshillin Bashkiak…
A.K.: Do me ndihmosh te bej nje rrethim per qente apo jo?!
Eeee na sajo ndonje pune ketu re, te vi te marre nje shpi me qira ketu.
Kam dy shkolla.
Shteti do me paguaj, s’do me paguash ti…
Safet Gjici: Per qente?!
A.K.:He?
Safet Gjici: Tani.
Do shkosh, do ta therrasim kete qe merret me keto punet e qenve.
Do t’ia lesh ato…
A.K.:Letrat, po.
Safet Gjici:Se si i ke, se duhet kalu me vendim keshilli kjo e para.
A.K.:Se kam gjetur gjithe ate toke. 400 mije leke te vjetra shkonte thurja me te perdorura.
Safet Gjici: Po mire se nuk eshte problemi aty, problemi eshte qe, ne si do ta kryejme proçeduren, qe gjithe qente e rruges qe marrim ketu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njeren tjetren…
A.K.: I kam me projekt te tera.
Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta therras une kete edhe shko ti aty te…
A.K.: Eshte ketu te bashkia??”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME