Categories Lajme

Artan Hoxha rrëfen çfarë s’u pa nga protesta e Berishës: Si u futa i maskuar

Dy ditë pas protestës së dhunshme në selinë e PD-së, gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Log.” në “ABC” bëri një skaner të gjithçkaje që ndodhi dhe si rrodhën ngjarjet hap pas hapi nga hyrja brenda oborrit deri te përplasja dhe futja në godinë. Gazetari investigativ rrëfeu si u kamuflua mes protestuesve dhe lëvizjet që bëri gjatë kohës që protestohej.

“Unë shkova rreth orës 09:30, sepse duhet të shkosh çikë përpara për të parë vendosjen e atyre që po mbrohen dhe si po pozicionohen kamerat për të dikur ku të kërkosh nëse ndodh diçka. Dhe gjëja tjetër, ke mundësi të shikosh njerëzit që ti njeh.

Një pjesë e tyre unë i njoh dhe më pas lëviza në varësi të ngjarjeve. Jam mundur që edhe me maskim edhe i kamufluar, të jem në një pozicion që të shoh, por të mos identifikohem se ku jam pozicionuar. Ne kishim raportuar se cfarë ndodh brenda PD-së, blindimin dhe një grup personash brenda selisë. Kamera ishin vendosur edhe nëpër pemë. Kishim raportuar edhe për sasi gazi, edhe maskat kundërgaz.

Se cfarë mbrojtje po bënin “skuadra e saldatorëve” e Bashës. Ajo nuk ka qenë godinë luftarake, por godinë argëtimi për ushtarakët dhe nëse do të harxhohej 5 minuta kohë me ato matrapikët, për 5 minuta hynin brenda.

Por e godinën Bashën aty ku ishte mbrojtur me mirë. Gjëja që më erdhi keq në gjithë atë histori, që është tragjedi për shqiptarët është që në momentin që saldatorët e Berishës u bënë gati të korrnin fitoren ndërhyri policia dhe u hoqi fitoren nga duart. Aty ishte e lehtë të lëvizje sepse vëmendja u përqendrua te pjesa ballore e sulmit, ku bëhej sulmi. Vendosja e makinave që kishte bërë Basha synonte që të pengonte një turmë të madhe të përqendrohej, por kjo të lejonte mundësi për të lëvizur. Ishin tre dronë, njëri ishte i policisë” tha Hoxha.

34 persona u arrestuan pas protestës nga grupi i Berishës dhe njerëzit që ishin brenda selisë në katin e dytë ku ndodhej Lulzim Basha me kupolën e partisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME