Categories Lajme

Artan Hoxha: SPAK-u dhe BKH gati për arrestim ish-kryeministra, ish-ministra dhe ministra

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme.

Kim shprehet se është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet SPAK në luftën kundër k rimit dhe korrupsionit.

Lidhur me këtë zhvillim të fundit, gazetari investigativ Artan Hoxha ka thënë në “ABC Live” se SPAK ka nën h etim dosje të bujshme.

Ai ka theksuar se me krijimin dhe funksionimin e BKH, SPAK do të ketë akoma më shumë goditje. Më tej Hoxha ka thënë se është thirrur vetë në SPAK për të dëshmuar për d osje që ka dijeni dhe beson se g oditjet e SPAK do të jenë të një rangu të lartë.

I pyetur nëse do të ketë arrestime të politikanëve, Hoxha ka thënë se SPAK do i duhet kohë që të fusë në b urg, ish-kryeministra, ish-presidentë apo ish-ministra.

“Shtatori ka qenë me shumë zhvillime politike. Me ngjarje të tjera, apo me përjashtimin e Berishës që thithi shumë vëmendje. Por, tashmë SPAK ka marrë dhe BKH.

SPAK u bë për të goditur politikanët e lartë. Dhe për të goditur korrupsionin apo për të g oditur lidhje shtet-politike – krim i organizuar duhet kohë. Do shohim rezultate. Nuk është e lehtë që të futen brenda ish –kryeministria, ish-presidente, ish-ministra.” tha Hoxha.

Hoxha ka theksuar se ka parë dosje në SPAK që synojnë të godasin politikanë të rangut të lartë.

“BKH sapo ka ardhur. Ka hetime dhe jam thirrur edhe unë për këtë gjë. Në pjesë që unë kam pasur dijeni kam ndihmuar. Dhe e di që ka h etime.

Në hetimet që kam parë është hetim që synon të godasë shumë lartë. Por mund të arrestojë politikanë të rëndësishëm, ish-kryeministër dhe ish-ministra.

Por edhe Berisha nuk është i përjashtuar nga kjo punë. Por edhe këta që janë në detyrë nuk janë të përjashtuar. Ambasadorja po mbulohet që të mbrojë dhe të dëshmojë se prokurorët janë në rrugën e duhur.

Ka h etime, dhe f rika është që më mirë të mos arrestohet një politikan pa prova, sesa e arreston dhe pastaj del i pafajshëm. Ambasada ka momente që e mbështet, se japin mbështetje financiare dhe me projekte, por nuk shkon dot me listë dhe tu thotë arrestoni këto persona.” tha mes të tjerash Hoxha. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME