Categories Lajme

Artan Hoxha zbulon detaje për Aldo Baren: Ia lanë hapur derën e qelisë dhe nuk u arratis

Në emisionin Opinion është trajtuar historia e disa personazheve të njohur të botës së krimit në vendin tonë, që kanë ushtruar ndikimin e tyre në disa qytete të vendit, duke ngjallur frikë dhe terror, dhe duke shkaktuar shumë viktima.

Gazetari Artan Hoxha ka folur për Aldo Baren që sipas tij tashmë e ka humbur pushtetin e viteve të shkuara, dhe tregon si u bë e mundur kapja e tij, me ardhjen e PD në pushtet. Hoxha tregon se ndaj Bares ka pasur një presion të jashtëzakonshëm, deri në kapjen e tij.

Sipas gazetarit, Aldo Bare është detyruar që të futet në rrugën e krimit për shkak të vrasjes së vëllait të tij.

“Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, ndaj Aldo Bares ka pasur një kontroll të jashtëzakonshëm, tokë e djegur. Nuk i lanë vend pa kontrolluar, u izolua Lushnja, mbylleshin lokalet që në orën 06:00 të pasdites, u infiltruan njerëz, derisa u gjet vendndodhja, shërbimet ushtarake italiane e lokalizuan, e sollën lidhur këmbë e duar, ai me dorën e vetë nuk ka bërë asgjë.

Ai ka shpëtuar disa herë, përdorte pasaportë maqedonase, kishte marrë vizë si anëtar i lidhjes së shkrimtarëve. Aldo Bare në pjesën e intelektit ngeli në atë lloj llumi. Atij iu vra vëllai, kjo e ka detyruar që të futet në atë lloj bote.

Aldo Baren e kanë izoluar në burg, izolim total total, e çuan deri në çmendje, nuk e lejonin që të takonte asnjë familjar. Aq sa kur është arratisur Admir Tafili në burg, ia kanë lënë derën e sektorit hapur, dhe nuk ka tentuar asnjëherë që të arratiset nga burgu. Po të shohësh ngjarjet në Lushnje janë duke u goditur të gjithë njerëzit e tij. Nuk ka as 1 milionë euro për të dalë nga burgu, që ti shpëtojë burgimit të përjetshëm”, u shpreh Hoxha.

Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME