Categories Lajme

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ikona e muzikës popullore

Lajm i trishtë për artin shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeçare këngëtarja e madhe e muzikës popullore Drita Papajani. Ajo hyri në interpretimet e këngës popullore në fillim të viteve 1960 si zbulim i të madhit shkodran Paulin Pali.

Në jetën e saj të gjatë artistike si pjestare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ja doli të vendoste emrin e saj krahas më të mëdhenjve interpretues të këngës sonë popullore si Luçije Miloti, Bik Ndoja, Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Bajram Spahiu, Pjetër Gjergji, Kel Sota, Emil Miloti, Despina Trimcev, Sadete Toska, Sanije Shaqiri (Pali), Hajrie Harapi, etj. Regjistrimet muzikore të saj gjenden në fondin e artë të Radio-Tiranës dhe në Arkivi Filmit.

“U nda nga jeta sot në orën 10.00 edhe një zonjë e madhe e këngës popullore shqiptare: Drita Papajani! Si bijë prifti, pas viteve 1990 mori pjesë aktive në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri. Znj. Drita ishte nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale, të cilin e drejtoi fillimisht maestro Eno Koço, e më pas i ndjeri prof. Milto Vako.

E njihja nga afër artisten tonë dhe çmoja pa masë tek ajo shpirtin artistik dhe qytetarinë e lartë që rrezatonte. I përjetshëm kujtimi i artistes së madhe Drita Papajani! P.s: Ceremonia e nderimit dhe përcjellja do të bëhet nesër në 12.00, në kishën e Ungjillëzimit, tek rruga e Kavajës, Tiranë”, shkruan Vasil Sofokli Tole i cili bën me dije lajmin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME