Categories Lajme

As Tirana as Durrësi! Gazetari Artan Hoxha tregon se cili është qyteti udhëkryq i kok ainës në Shqipëri

Në studion e Top Talk, gazetari Artan Hoxha, si një ekspert i analizës së kriminalitetit në tërësi, vuri në dukje se Fieri, edhe pse një qytet që nuk shfaqet mediatikisht si problematik, është “baza” e kokainës në Shqipëri.

“Çdo ngarkesë e madhe me kokainë që ka destinacion Shqipërinë, bazën e ka në Fier”, theksoi Hoxha.

Duke vijuar më tej, ai nënvizon se botës së krimit nuk i intereson të ekspozohet në media, duke evituar edhe përplasjet me armë, por kjo siç thotë Artan Hoxha nuk do të thotë se nuk do të ketë, apo s’ka vrasje.

“Fieri ka marrëveshjen më të çuditshme të botës së Krimit. Paqja është se aty nuk e shohim ne, nuk e raportojnë mediat. Ti dëgjon lajmin që një kufomë u gjet në pyllin e Semanit dhe nuk ka vijim nga ai informacion. Dëgjon lajme që mbyllen aty për aty. Pra në Fier kujdesen shumë që të mos ekspozohen përballë mediave dhe vëmendjes së publikut”, u shpreh Artan Hoxha.

Sipas tij, Fieri, Tirana dhe Durrësi, janë kalatë e fundit ku funksiononte marrëveshja e krimit.

“Në marrëveshje hyjnë edhe segmente të caktuara të agjencisë të zbatimit të ligjit, përfshirë Polici, Prokurori, SHIK. Brenda Marrëveshjes, pra ti nuk më shqetëson dhe unë nuk të shqetësoj”, u shpreh Hoxha.

Më herët Artan Hoxha foli edhe për shfytëzimin e shpërqëndrimit politik nga bota e krimit të organizuar.

“Përqendrimi i vëmendjes mediatike dhe opinionit publik te zhvillimet politike kanë mundësuar nga krahu tjetër që të ketë zhvillime të rëndësishme në atë që njihet si bota e errët e krimit, e cila i shfrytëzon më së miri, sidomos këto momente”, u shpreh Hoxha, duke treguar se mediat e huaja i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë krimit të organizuar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ndërsa në vend media është përqendruar më shumë tek politika”, tha ai. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME