Categories Lajme

“Ashensori i pallatit fillon nga kati i tretë”

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Një pallat 8-katësh në Durrës, i cili duhet të kishte të instaluar ashensorin nga kati 0 apo nga kati 1, i fillonte ashensori në katin e tretë.

Pas tërmetit, pallati është shkatërruar, ndërkohë që ekspertët e huaj janë çuditur nga vendosja e ashensorit në katin e tretë. Aktualisht, pallati 8 katësh në zonën e Shkozetit është shpallur i pabanuar, ndërkohë që do të duhen ekspertiza të tjera për të parë nëse do bëhen vetëm muratura apo edhe kolonat.

Banorët e pallatit thanë për “Fiks Fare” se pallati është bërë në vitin 2009. Sipas tyre, fillimisht leja u dha për 5 katë dhe më vonë u bë 8 katësh. Sipas tyre, një problem në këtë pallat është edhe ashensori, ku të moshuar, fëmijë, të sëmurë u duhet që të ngjisin shkallët deri në katin e tretë për të marrë më pas ashensorin.

Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me ndërtuesin Maksim Cani. Ai tha se pallati ka vetëm dëme në muraturë, ndërsa shpejtoi të deklaronte se firma e tij “ka zbatuar projektin i bëra nga inxhinierë të licensuar”. Sipas tij, në zonë janë bërë edhe studime fizike dhe gjeologjike. Por, sërish pallati u dëmtua. Gazetarët e pyesin si ka mundësi që një pallat ngjitur, i ndërtuar në vitin 1975 nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa ndërtuesi deklaroi se “këtë e gjykojnë ekspertët”/Fiks Fare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME