Categories Lajme

Asnjë rast me koronavirus/ OBSH: Shqipëria i ka kapacitetet për zbulimin dhe trajtimin, shmangni lajmet e rreme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me lajmet e rreme për Shqipërinë, por edhe masat që ajo ka marrë për parandalimin e koronavirusit.

Përmes një reagimi zyrtar, zyra e OBSH-së informon se “Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon ngushtë me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të përballuar sfidat që koronavirusi COVID-19 paraqet për vendet e Rajonit Europian. Në këtë kontekst, është e një rëndësie të veçantë të theksohen kapacitetet në Shqipëri përsa i përket zbulimit, diagnostikimit dhe trajtimit të rasteve të mundshme.

Vigjilenca e shtuar është veçanërisht e rëndësishme për vendet e Nën-rajonit të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Serbia dhe  Mali i Zi, të cilat nuk kanë ende asnjë rast të COVID-19, duke qenë të vetëdijshëm se asnjë vend nuk është imun ndaj këtij kërcënimi”.

Më tej, kërkohej shmangia e lajmeve të rreme, pasi krijojnë panik të panevojshëm.

“Është gjithashtu e një rëndësie kritike edhe lufta ndaj lajmeve të rreme që shkaktojnë alarm të panevojshëm në popullatë. Për shpërthimin epidemik të COVID19, OBSH-ja po shqyrton një sërë faktorësh që lidhen me koronavirusin, mënyrën se si po përhapet dhe kapacitetet e vendeve për t’iu përgjigjur këtij rreziku”, thuhet në njoftim.

OBSH-ja ka arritur në përfundimin se rreziku nga COVID19 në nivelet rajonale dhe globale është “shumë i lartë”, përfshirë shkaqet e mëposhtme: rritjen e numrit të përhapjes së rasteve ndërkombëtare, grupimet (clusters) e mëdha të rasteve të raportuara aktualisht në të paktën 4 vende jashtë Kinës me koronavirus”. z.tosku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME