Categories Lajme

Atë që ka për detyrë ta bëjë shteti, banorët e Vranishtit e bëjnë me lekët e tyre

Ndërsa të gjithë fshatrat vuajnë shpopullimin dhe i janë dorëzuar këtij fati, krejt e kundërta po ndodh me banorët e Vranishtit në bashkinë e Himarës.  Edhe pse e ka për detyrë ta financojë dhe bëjë shteti, emigrantët nga ky fshat kanë vendosur ta financojnë vetë, secili sipas mundësisë së tij dhe kanë filluar të riparojnë rrugën prej afro 3 km që lidh fshatin e tyre me aksin e Lumit të Vlorës.

Ka mjaftuar një bisedë në fshat dhe më pas thirrja e lëshuar në rrjetet sociale ka marrë përgjigje nga qindra Vranishtas të emigruar në vendet e Evropës e deri në Kanada. Riparimi i rrugës dhe më pas edhe vendosja e ndriçimit, shpresohet që jo vetëm të ndalojë shpopullimin, por të rikthejë banorët e Vranishtit dhe pse jo të zhvillojë edhe turizmin. Me rikonstruksionin e rrugës së fshatit, Vranishti afrohet edhe më shumë me bregdetin e Himarës, pasi rruga përshkohet në vetëm 20-25 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 22 Prill 2025

Dashi Do ëndërroni me shume sesa duhet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dom Gjergj Meta: Fëmija i fundit që takoi Papa Françeskun është shqiptar

Fëmija i fundit që ka takuar Papa Françeskun në sheshin e Shën Pjetrit ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përcillet mes lotëve në banesën e fundit 45-vjeçarja shqiptare

Zëri i saj i thyer nga lotët, teksa kujton nënën e saj nga foltorja, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjedhja e kreut të BKH-së, SPAK hap garën, afati dhe kriteret për aplikantët

Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për pasuesin e Aida Hajnës në krye të Byrosë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 21 Prill 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do…

LEXO ME SHUME